Lajme

Burri në Prishtinë bën për spital familjaren

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 17 October 2022

Të dielën një grua ka raportuar në polici se një familjar i saj e ka sulmuar fizikisht, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se gruaja pranoi edhe tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se  e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera