Lajme

Burri masakron me sëpatë bashkëshorten

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 05 April 2018

Një ngjarje makabre ka ndodhur në një fshat të Kukësit.

Një burrë ka vrarë në orët e vona të natës gruan e tij më sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në banesën e çiftit në fshatin Boje.

-Advertisement-

Autor i kësaj ngjarje tragjike është shtetasi Adem Tale, 76-vjec.

Policia bën me dije se autori pasi ka goditur më sëpatë gruan, burri është larguar, ndërkohë që policia e njoftuar për krimin është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi A.T., 75 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Autori i dyshuar shtetasi A.T., pasi ka kryer krimin është larguar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera