Lajme

“Burri i dehur e përplẩsi për shkallëve deri në alivanosje” -Detaje të rënda për gruan që vdiq në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 02 August 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti. Fatkeqësisht, ky rast u bë edhe më tragjik, pasi viktima nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën sot në QKUK.

Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.

Sinjali raportoi se e ndjera që vdiq është Marija Zhivkoviq, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviq (43-vjeçar).

-Advertisement-

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ishte kthyer në orët e mbrëmjes në shtëpi, ku edhe pati fillimisht një konflikt me viktimën.

Burimet e Sinjalit thonë se pas debatit verbal mes tyre, i dyshuari e ka kapur për fyti gruan, e më pas e ka rrëzuar përtokë, ku dyshohet se e ka goditur për shkallëve të shtëpisë deri në alivanosje.

Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, ndërsa i dyshuari u arrestua atë natë dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin, trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa hetimi ndaj të dyshuarit do të vazhdojë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera