Rozë

Burri i Arjola Demirit, një personazh i njohur në botën e krimit/ Emri

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 13 January 2022

Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin.

Tani që është pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj kanë qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes dhe vetëm dy ditë më parë ajo ka rrëfyer me më shumë detaje historinë.

Arjola ka pranuar publikisht se ish bashkëshorti e rrihte dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë që aktorja ishte në djeni.

-Advertisement-

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit. Burime nga Albeu.com bëjnë me dije se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krinmit.

Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në ngjarjet e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera