Lajme

Burri i Albulena Haxhiut thotë se qeverisja me LDK’në do të kishte mina brenda

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 10 January 2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka deklaruar se qeverisja e LV-së me  LDK-në do të ishte e minuar nga brenda, raporton

Bashkëshorti i deputetes më të votuar në Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, që së fundmi u propozua nga Albin Kurti për Ministre të Drejtësisë, ka folur edhe për zgjedhjet e reja.

Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në mes të një qeverisje të minuar nga brenda, siç e konsideron ai qeverisjen me partinë e Isa Mustafës dhe zgjedhjeve të reja, do të preferonte këtë të fundit.

-Advertisement-

“Në mes një qeverisje të minuar nga brenda(LDK) e jashtë (LDK/PDK) dhe zgjedhjeve të reja do zgjedhja të dytën!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që LV dhe LDK janë duke vazhduar bisedimet për të arritur marrëveshje për koalicion. Për sot nuk është planifikuar ndonjë takim.

Në anën tjetër, presidenti i vendit ka kërkuar nga Kurti që të bëjë sa më shpejtë propozimin e mandatarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera