Lajme

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje!

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 28 May 2020

Aktivisti i VV, Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu ka bërë një reagim mjaft të ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin e tij që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.

Ai ka quajtur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese si “shkarravitës”, ndërkohë që i ka kërcënuar hapur duke thënë se “le ta dinë që nuk u falet!”, përcjell Periskopi.

“Më parë pranoj vdekjen time se sa vrasjen e demokracisë!” – ka thënë ai.

-Advertisement-

Në fakt, vendimi i Kushtetueses e konfirmon Kosovën si një vend me demokraci përfaqësuese.

Statusi i plotë:

Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje!
Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet!
Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë!
Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera