Lajme

Burri hyn në mesin e flakëve e tymit për të shpëtuar gruan e moshuar, video dramatike

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 12 October 2021

Një video me të vërtetë dramatike është regjistruar në kamera amatore, teksa dy burra ndërhyjnë në një banesë të përfshirë nga flakët e tymi.

Një grua e cila po udhëtonte me makinë ka parë flakët. Ajo ka ndaluar dhe ka thërritur për ndihmë. Dy burra kanë ardhur, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë brenda në banesë. Aty ka gjetur një grua në moshë të thyer, e cila me siguri do të humbte jetën nëse do të gjendej sekonda më vonë.

Siç duket në video burri e tërheq më të gjithë karrige të moshuarën, ndërsa kjo e fundit është e tronditur nga ngjarja.

-Advertisement-


Pak momente më vonë një prej burrave që ndihmuan të moshuarën nuk ndihet mirë dhe nis të ketë dhimbje në zemër. Gruaja që thirri për ndihmë (Larjana) arriti t’i shkojë në ndihmmë duke performuar masazh kardiopulmonar. Fatmirësisht burri nuk pati komplikacione të tjera dhe i shpëtoi një ataku të mundshëm kardiak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera