Rozë

Burri e tradhtoi pasi ishte “tepër e mërzitshme”

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 11 March 2018

Filmat e Ornella Muti shpesh kanë shkaktuar reagime të ndryshme.

Ylli italian Ornella Muti (63), emri i vërtetë i së cilës është Francesca Romana Rivelli, në skenën e madhe të filmit debutoi si 15-vjeçare në filmin “La moglie piu bella”.

Bukuria e saj u vërejt shumë shpejt nga producentët, të cilët e transformuan nga një vajzë të zakonshme në një divë të vërtetë të filmit.

-Advertisement-

Ajo u paraqit në shumë filma, dhe në vitin 1980 u paraqit edhe në filmin e parë në gjuhën angleze, si princesha Aura në spektaklin fantastik britanik “Flash Gordon”, derisa në filmat amerikan shquhet për “Oscar”, “Love And Money” dhe “Once Upon A Crime”.

Ajo u martua dy herë dhe ka tre fëmijë, prej të cilëve më e vjetra është vajza Naike Rivelli (43), dhe shpesh ishte renditur si njëra ndër femrat më të bukura në botë, transmeton KosovaPress.

Pas dështimit të martesës së parë me aktorin Alessio Orano, aktorja Ornella Muti nisi aferën me producentin Marco Ferrari, por pas kësaj u njoh me Federico Facchinetti, me të cilin pati dy fëmijë,  djalin Andreo dhe vajzën Carolina.

Facchinetti u bë menaxher i saj, por çifti nisi të ketë gjithnjë e më shumë probleme. Ai kishte deklaruar se bashkëshortja e tij është e mërzitshme, si në krevat, po ashtu edhe në biseda. Aktorja shumë shpejt bëri kërkesë për divorc, pas dyshimeve për tradhti nga ana e bashkëshortit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera