Lajme

Burri e bën gruan për spital në Barilevë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 08 August 2018

Policia ka njoftuar se mbrëmë një person ka sulmuar me grushte gruan e tij, në fshatin Barilevë të Prishtinës.

Policinë e ka njoftuar vet gruaja, kurse pas intervenimit është arrestuar sulmuesi.

Ai me vendim të prokurorit është paraburgosur, kurse viktima ka qenë e detyruar të marrë ndihmën e mjekut si shkak i lëndimeve të marrë.

-Advertisement-

Kujtojmë se mbrëmjen e së martes një grua bashkë me vajzën e saj nëntë vjeçare u vranë burri. Personi i cili kreu këtë vrasje më parë kishte qenë i paraburgosur për sulmet që i bënte ndaj gruas së tij, por më pas ishte lënë i lirë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera