Lajme

Burri dhe gruaja rrahen mes vete në Prishtinë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 01 January 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një burrë dhe grua janë rrahur mes vete.

Pas trajtimit mjekësor, ata janë intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 31.12.2021 – 11:00. Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes veti dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovar-e (bashkëshort). Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të tjera