Lajme

Burri bën për spital gruan në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 22 February 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje  është regjistruar në komunën e Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Një grua ka raportuar në polici se burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Si pasojë e kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Fushë Kosovë 21.02.2021-08:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, me të cilin kanë mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF-Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar pasi ishte larguar nga shtëpia. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera