Burrat tremben prej grave inteligjente
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 15 November 2019
Gratë inteligjente kanë aftësinë për të trembur burrat, kjo është ajo që tregon shkenca përmes studimit të kryer nga ekipi i psikologëve Lora E.
Park, Ariana F. Younge dhe Paul Eastwick nga tre universitete të shkëlqyera amerikane: Buffalo , Kaliforni dhe Teksas. Meshkujt ndjejnë parehati dhe siklet para një gruaje me inteligjencë të rafinuar.
Rezultati i këtij konflikti, i cili ka zgjatur nga kohra të lashta, bën që burrat të zgjedhin një grua më pak të mprehtë, që e bën figurën e burrit të spikatur brenda çiftit, në mënyrë që ai të mund të ndiejë ende elementin mbizotërues. Gratë e zgjuara u pëlqejnë, por është më mirë nëse ato qëndrojnë larg dhe nuk sulmojnë hapësirën ndërpersonale të burrit.
Për më tepër, sipas këtij studimi, nëse përveç të qenit e mprehtë, gruaja është edhe e bukur, ky mund të jetë një problem serioz për gjininë mashkullore që jeton me konceptin që një grua e bukur nuk mund të ketë një mendje të mprehtë, e të bukur në të njëjtën kohë. Kjo është arsyeja pse ka gjithnjë e më shumë gra të karrierës që janë të vetme e që e kanë të vështirë të ndërtojnë një jetë familjare. Studimi nga treshja e psikologëve tregon se si i ashtuquajturi mashkulli alfa ndjehet me të vërtetë i kërcënuar nga superioriteti intelektual i seksit të kundërt dhe për fat të keq kjo gjë është gjithashtu e dukshme në botën e punës, ku rolet e mbikëqyrjes dhe drejtimit janë në shumicën e rasteve të zëna nga burrat.
Eksperimenti, i ndarë në dy pjesë, u krye në një mostër prej 105 burrash, për të cilët në pjesën e parë të testit u propozuan dy lloje të skenarëve: gratë me rezultate të shkëlqyera në anglisht dhe matematikë, më të larta krahasuar me ato të burrave dhe gratë me suksese mediokre në të njëjtat lëndë, por këtë herë më të ulëta se ato të burrave, shkruan bota.al. Në pjesën e dytë, ndërkohë, burrat iu nënshtruan një prove IQ për të afruar burrin me një grua që kishte shënuar më shumë pikë se të tijat, në të njëjtin test.
Rezultati i këtij eksperimenti ka treguar se si burri mori distancë nga gratë duke i quajtur gratë më inteligjente më pak tërheqëse, por pa një motivim real dhe objektiv, përveç atij (të pashprehur) që, aftësia e tyre intelektuale i frikësojnë burrat, duke shuar çdo lloj interesi që ngjall fillimisht nga pamja e jashtme. Burrat u përpoqën të mbajnë distancën e tyre duke shmangur dhe zvogëluar të gjitha llojet e kontakteve fizike dhe emocionale, në mënyrë që të ruajnë “mashkulloritetin” e tyre në mënyrë që të mos kompromentohet.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...