Burra, bëni kujdes! COVID-19 qëndron në penis 6 muaj pas infektimit!
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 14 May 2021
COVID-19 mund të qëndrojë në peniset e burrave për gjashtë muaj pas infektimit dhe mund të rrisë rrezikun e impotencës, kanë paralajmëruar ekspertët.
Virusi di të sulmojë mushkëritë, si rezultat i ngushtimit të enëve të gjakut.
Ky është i njohur si mosfunksionim endotelial kur enët e vogla të gjakut nuk arrijnë të kryejë normalisht të gjitha funksionet e tij.
Indet e furnizuara nga ato mund të pësojnë dëmtime dhe ekspertët në Miami tani kanë pohuar se ky dëm shkon përtej mushkërive.
Autori i studimit, Ranjith Ramasamy, profesor i asociuar, tha: “Hulumtimi ynë tregon se Covid-19 mund të shkaktojë mosfunksionim të gjerë endotelial në sistemin e organeve përtej mushkërive dhe veshkave. Mosfunksionimi themelor i endotelit që ndodh për shkak të Covid-19 mund të hyjë në qelizat endoteliale dhe të prekë shumë organe, përfshirë penisin.”
Ekspertët morën në analizë indet nga dy burra të infektuar me COVID-19 dhe dy burra që nuk ishin infektuar.
Njëri nga burrat që kishte dalë pozitiv ishte shtruar në spital dhe tjetri kishte përjetuar simptoma të lehta.
Pacientët ishin të moshës 65 dhe 71 vjeç dhe ishin infektuar me virusin gjashtë dhe tetë muaj para studimit.
Ekspertët zbuluan se virusi ishte i pranishëm në indet e të dy burrave që ishin infektuar dhe të dy burrat kishin prova të mosfunksionimit të endotelit. Kurse dy burrat që nuk ishin infektuar, jo.
Dr Ramasamy tha se këto zbulime të fundit çimentojnë faktin se të gjithë duhet të bëjmë atë që mundemi në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.
“Burrat që zhvillojnë infeksionin Covid-19 duhet të jenë të vetëdijshëm se impotenca mund të jetë një efekt negativ i virusit dhe ata duhet të shkojnë te një mjek nëse zhvillojnë simptoma”, shtoi ai.
Ekspertët theksuan se ky studim mund të jetë hapi i parë për të kuptuar ndikimin e mundshëm të virusit në pjellorinë mashkullore dhe nëse Covid-19 mund të transmetohet seksualisht.
Vitin e kaluar ekspertët paralajmëruan se kishte pasur një rritje të burrave që vuanin nga impotenca, por pretenduan se kjo mund të ketë qenë për shkak të stresit të pandemisë.
Të tjera
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...