Lajme

Burkina Faso: Qeveria thotë se nga sulmi terrorist janë vrarë 18 vetë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 14 August 2017
Qeveria në Burkina Faso thotë se 18 persona janë vrarë dhe afro 20 të tjerë janë plagosur, në atë që qeveria e ka cilësuar si “sulm terrorist” në kryeqytetin Ouagadougou.

Në kumtesën e sotme të qeverisë theksohet se forcat e sigurisë i kanë vrarë së paku dy sulmues në një restorant turk në qendër të kryeqytetit.

Dëshmitarët kanë thënë se tre persona të armatosur kishin arritur me një makinë në restorantin, Aziz Istanbul, dhe kanë hapur zjarr.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka filluar mbrëmë vonë dhe ka përfunduar sot.

-Advertisement-

Ministri për komunikime në Burkina Faso, Remi Dandjinou, u tha gazetarëve se viktimat ishin me kombësi të ndryshme. Sipas tij, së paku një person i vrarë është francez, ndërsa një tjetër është turk.

Zyra e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tha se zoti Macron do të bisedoj për situatën në Burkina Faso me presidentin, Roch Marc Kabore, më vonë gjatë ditës.

Mëtutje, në kumtesën e zyrës theksohet se Franca mbetet e përkushtuar për të punuar me vendet e tjera në rajon, për të luftuar kundër grupeve terroriste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera