Lajme

Burim Ramadani: Përmbyllja e çështjes së demarkacionit hap rrugë proceseve tjera

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 10 March 2018

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani se fundi ka folur rreth çështjes së shumëpërfolur të demarkacionit.

Ramadani ka thënë se korrektimi i marrëveshjes së demarkacionit u hap rrugën proceseve të tjera më të rëndësishme.

“Përmbyllja e suksesshme e demarkacionit, tashmë pas marrëveshjes për korrektim, u hap rrugë proceseve tjera me rëndësi nacionale”, ka thënë Ramadani.

-Advertisement-

Ai ka thënë se pas përmbylljes së kësaj çështje, shteti do të jetë në fazën filane të kompletimit.

“Jemi në fazën finale të kompletimit të Arkitekturës së Shtetit. Shumë përpjekje janë bërë deri tash. Kjo, besoj unë, nuk është e kushtëzuar, por i ndihmon jashtëzakonisht shumë arritjeve në proceset tjera. Të përmbyllet demarkacioni, të finalizohet më tutje shtetësia”, ka thënë Ramadani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera