Lajme

Burim Ramadani paralajmëron padi ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 26 July 2024

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se do ta padis deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha.

Kjo për shkak se Rexhaj deklaroi se Ramadani mund të jetë pjesë e luftës hibride të Vuçiqit.

Në një shkrim në Facebook, Ramadani ka thënë se Rexhaj nuk kupton asgjë nga siguria.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i Burim Ramadanit:

Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon!

Kam pështypjen se Idiotë të Dobishëm po lulëzojnë anëkënd.

Ani shihja formulimet:

“Unë s’po me thonë që Burimi është pjesë e Luftës Hibride të Vuçiqit, por a po kuptoni…”

“Prej kur ishte shkarkuar nga AKI-a po duket shumë dorèshlire me “informacionet nga burime të tij”

“… të na tregoj, kur ishin në koalicion me Radojçiqin, a i ka ngucë ndokush andej kah Ujmani? Me gjasë jo, sepse kanë shku me leje”

Ngriteni nivelin kur doni me fol me mu!

Me Xhelala e Arbëra veç po koriteni!

Këta nuk dinë bre!

P.S

Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera