Lajme

Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 26 December 2024

Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime të rrymës. Këtë çështje e ngriti sonte në Pressing në T7 analisti Burim Ramadani.

Ai në shenjë solidarizimi me qytetarët që po përballen me reduktime të ashpra e ndezi një qiri në studio.

I njëjti tha se “mundet me u ndal rryma, nuk e kemi të sigurt”.

-Advertisement-

“Nuk e di a ndalet rryma, pe la këtu qirin. Mundet mu ndal rryma. Po solidarizohemi me një pjesë të madhe të Kosovës që as nuk e shohin ndoshta momentalisht emisionin, ndoshta në reprizë e shohin”, tha Ramadani.

“Le ta dinë që na të paktën po solidarizohemi me do njerëz në Kosovë që në vitin 2024 s’kanë rrymë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera