Ekonomi

Burim Berisha i Fushë Kosovës i jep 700 mijë euro për të rregulluar sheshin “imagjinar”

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 02 February 2024

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë 700 mijë euro për “rregullimin e sheshit” në këtë qytet.

Por ku gjendet ky shesh?

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës me kompaninë “N.T.P. LULISHTJA BUÇAJ” thuhet se rregullimi do të bëhet në rrugën “Dardania”, pra si duket këtë rrugë të stërmbushur me komunikacion e me këmbësorë komuna po e quan shesh.

-Advertisement-

Konkretisht në njoftim thuhet se do të rregullohen parqet duke përfshirë edhe rrugë të tjera për veç rrugës “Dardania”, shkruan Gazeta Infokus.

“Lagja Dardania ku përfshihen edhe rrugët Pajazit Islami, 28 nëntori, Shefki Kuleta, Çajupi, 17 Shkurti, Xhemajl Mustafa, Nora e Kelmendit, Albulena Hajrullah Zymi, Abedin Sogojeva, Enver Maloku, Hysen Xhakolli, Hamdi Grajçevci ne komplekset banesor, hapësirat publike dhe parqet në Fushë Kosovë” thuhet në njoftimin për kontratë.

Fillimisht komuna kishte paraparë 700 mijë euro për këtë projekt por oferta më e lirë ishte përzgjedhur e operatorit  ekonomik “N.T.P. LULISHTJA BUÇAJ” në vlerë 691 mijë e 464 euro./Gazeta Infokus/

Dokumenti:

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera