Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze, Kurti: Objekti do të dokumentojë historinë tonë të vështirë
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 12 July 2022
Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore.
Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg.
Për hapjen e këtij muzeu ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti.
“Një mur me thënie, vargje e ilustrime nga ish të burgosurit. Poshtë korridorit, në fund të katit të parë, brenda rrojtores së dikurshme, është një ekran. Janë më shumë se 9 mijë emra dhe mbiemra të të burgosurve shqiptarë në të gjitha burgjet politike në Kosovë dhe Serbi,” ka shkruar Kurti.
Ai ka përkujtuar se brenda këtyre mureve rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar.
“Brenda 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999. Kujtime e dëshmi të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë e idealit për liri”.
Ekspozita e cila u hap sot gjatë ditës së martë të 12 korrikut, sipas kryeministrit tregon realitetin e shumë të burgosurve dhe burgjeve.
Kurti thotë se ndërtesa e cila është shndërruar në Muze do të restaurohet tërësisht.
“Kjo ndërtesë, që e kemi shndërruar në Muze të Burgut të Prishtinës, do të restaurohet e konservohet tërësisht, për ekspozitën e përhershme, e në funksion të Muzeut të plotë të Burgut të Prishtinës”.
“Nga sot, kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Si kujtesë e idealit dhe qëndresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur. Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë”, deklaroi tutje Kurti.
Të tjera
-
Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, Edi Rama pyetet nga RAI3 nëse ai ia kërkoi këtë Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përballur mbrëmë me gazetarin itali...
-
Ofruan shërbime mjekësore pa licencim, arrestohet dy gra
Prokuroria Themelore në Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarave ...
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE, ecja përpara me Asociacionin do ta mundësojë këtë
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur për forcimin e sundimit të ligji...
-
“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë
Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Gl...
-
Viva Fresh Store organizon eventin special më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor
Viva Fresh Store mbështetur nga USAID - Kosovo Compete Activity – në Qendrën ...
-
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0...
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...