Burgoset modelja egjiptiane: Faji? Ndau foto erotike në rrjetet sociale
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 24 April 2023
Një ‘influencuese’ e përmasave të mëdha është burgosur dje për dy vjet në Egjipt dhe gjobitur me rreth 3000 dollarë për postim të imazheve provokative seksuale në rrjetet sociale Instagram e TikTok.
Salma El-Shimi është burgosur pasi u shpall fajtore për publikimin e “përmbajtjeve të papërshtatshme në rrjetet sociale me qëllim përfitimin financiar”.
Prokurorët e çështjeve komerciale në Aleksandri të Egjiptit urdhëruan policinë ta ndalonte kur Salma ishte në aeroportin e Kairos duke u kthyer nga pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Modelja e njohur e përmasave të bëshme kishte më shumë se 838,000 ndjekës në rrjete e saj të mbushura me foto sugjestionuese, ku shfaqte format e saj në veshje të ngushta apo erotike.
Por autoritetet vendase thanë në akuza se fotot e videot e saj “ofendonin moralin dhe modestinë publike.”
Salma gjithashtu është gjobitur me 3000 dollarë pasi u vlerësua se përmbajtjet e publikuara prej saj dëmtonin vlerat e shoqërisë egjiptiane.
Autoritetet gjithashtu konfiskuan celularët dhe kompjuterët e saj.
Akuzat sugjeronin se aktiviteti saj online mund të klasifikohet si prostitucion për përfitim financiar pasi postimet nxisnin njerëzit të afroheshin te industria e seksit, dhe tani e reja përballet me deri në tre vjet burg.
E ndaluara kishte hasur probleme me autoritetet për arsye të ngajshme dhe në vitin 2020 kur u arrestua teksa pozonte për një set erotik fotografik para piramidës 4,700-vjeçare të Djoser në periferi të Kairos.
Edhe fotografi i saj u arrestua asokohe për veprimet në impjantin e vlerësuar si trashëgimi botërore e UNESCO.
Imazhet kishin sjellë zemërim mes publikuar si dhe zyrtarëve e arkeologëve, që i quanin provokative dhe të parespektshme.
Modelja qëndronte para piramidës së Saqqara me një veshje të ngushtë zbuluese me motive faraonësh dhe me aksesorë të shkëlqyeshëm.
Asokohe sekretari i përgjithshëm i antikiteteve në vend Mostafa Waziri, paraljamëronte dënim të rëndë për këto që tregonte mungesë respekti ndaj trashëgimisë kombëtar.
Por Salma insistonte se ishte vetëm duke promovuar turizmin vendas dhe thoshte se nuk e dinte se po shkelte rregullat.
Veprimet e saj janë të ngjashme me ato të 21 vjeçares Haneen Hossam e cila gjithashtu u burgos për video që “nxisin shthurjen” si dhe për abuzim me të tjera vajza për t’i shfrytëzuar në industrinë e publikimeve online.
Ndalimet janë pjesë e një fushate në Egjipt për ndalimin e përmbajtjeve provokative seksuale në rrjet që konsiderohen si kontradiktore me vlerat e moralet kombëtare.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...