Lajme

Burgjet me masa të reja/ Më shumë vizita për të burgosurit e për të dënuarit

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 30 April 2021

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 05 maj 2021, secili i burgosur do të ketë mundësi të pranoi në vizitë dy vizitorë të rritur dhe tre fëmijë.

Aty bëhet e ditur se familjarët gjatë vizitës së tyre janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve).

“Ndërsa, nga data 10 maj 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët plotësojnë kushtet ligjore për shfrytëzimin e vikendit në shtëpi.

-Advertisement-

Pas kthimit nga vikendi, të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës së karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje thueht se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera