Rozë

Burg për sulmuesit e Ledri Vulës

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 12 July 2017
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Krenar Çoçajn e Gazmend MIrenën për sulmin ndaj reperit Ledri Vula.

Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.

1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro.

Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove.

-Advertisement-

Vendimi për Çoçajn e Mirenën u vonua për rreth një orë pasi gjyqtarët ishin në takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi, raporton kallxo.com.

Dje u dha fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor në të cilin prokuroria kërkoi dënim, e mbrojtja lirim të të akuzuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera