Lajme

Burdushit ja merr shteti krejt pasurinë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 11 December 2018

Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar disa shtëpi banimi, banesa, vetura dhe objekte për afarizëm në dy raste të ndryshme të cialt arrijnë vlerën e 3 milionë eurove.

Ngrirja e përkohshme dhe sekuestrimi i këtyre aseteve është bërë në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Prokuroria njofton se në rastin e parë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit H.P., i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m², ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m², dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m², dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m², lokal me sipërfaqe prej 174 m², lokal me sipërfaqe prej 92 m², veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “VË Touran” viti i prodhimit 2016, veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009. Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro.

-Advertisement-

Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje, shkruan gazeta inFokus.

Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me zyrën “MNP Personal Leasing” SH.P.K., dhe zyrën “DBBS” SH.P.K., me pronar dhe menaxher F.H. dhe B.R., të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi edhe në këtë rast është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: shtëpia e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren, banesa në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren, dy garazhda në sipërfaqe prej 28 m², veturë “BMË M3” , veturë “Volksëagen Polo” viti i prodhimit 2010. Shuma totale e asteteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400.000 euro.

Për këtë rast Prokuoria, ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera