Lajme

“Burdushi” nuk shkon në burg ashtu siç e urdhëroi Gjykata, avokati i tij thotë se kanë bërë ankesë në Gjykatën e Apelit

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 18 September 2023

Hysri Peqani i njohur me nofkën e mjekut popullor si ‘Burdushi’ nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim.

Durim Osmani, avokati mbrojtës i “Burdushit”, konfirmoi për Telegrafin se kanë paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe kësisoj ndalet së ekzekutuari vendimi i Gjykatës Themelore derisa të merret vendim mbi kërkesën.

“Nuk është paraqitur në Shërbimin Korrektues, pasi kemi bërë ankesë në Gjykatën e Apelit”, tha avokati Osmani.

-Advertisement-

Ndryshe, Gjykata e Prishtinës, më 10 janar 2023, e kishte dënuar Hysri Peqanin me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, e të cilin dënim më 30 qershor 2023 e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Gjykata më 21 gusht 2023 e ka urdhëruar “Burdushin” që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim.

Nëse i dënuari nuk vepron sipas urdhëresës, përkatësisht nëse në ditën e caktuar nuk paraqitet në Institucionin për mbajtjen e dënimit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për ndalim dhe dërgim me forcë për mbajtjen e vuajtjes së dënimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera