Lajme

Burdushi flet për politikanët që u tha se kërkuan ndihmë nga ai

Autori: L.A 12:02 | 07 September 2021

Daut Haradianj ka treguar se disa politikan kosovar kanë shkuar tek Burdushi për të kërkuar ndihmë për suksese në zgjedhje.

Pa treguar me emra se kush janë ata, Haradiaj që është kandidat për kryetar të Prishtinës në RTK, ka thënë se disa politikanë kosovar janë klientë të rregullt të Brudushit.

Gazeta Infokus për këtë çështje ka telefonuar mjekun popullor, Hysni Peqani-Burdushin. Ai ka mohuar që ka trajtuar politikanët.

-Advertisement-

“Nuk janë të vërteta deklarimet e personave të lartë përmendura dhe nuk ka qen askush tek un prej politikanëve”, ka thënë ai për Infokus.

Gazeta Infokus ka pyetur mjekun popullor edhe për parashikimin për zgjedhjet e ardhme për kryetar të Komunës së Prishtinës.

“Nuk jam i interesuar të merrem me këto parashikime!”, ka thënë Peqani. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera