Lajme

“Burdushi” akuzohet për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 14 November 2018

Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 nw Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces , ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani ” Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijw euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

-Advertisement-

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit..

Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera