Lajme

Burbuqe Berisha varroset sot në orën 15:00

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 28 October 2021

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Burbuqe Berisha.

Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Para kësaj, do të mbahet mbledhje komemorative të organizuar nga Kolegji AAB në teatrin “Faruk Begholli” me fillim të orës 10:00. Pastaj nga ora 12-14, nën organizimin e MKRS, mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.

-Advertisement-

Poashtu, ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së regjisores Berisha, kanë njoftuar familjarët e saj, transmeton Klankosova.tv.

Buqja ndërroi jetë dje në objektin e Ministrisë së Kulturës, në moshën 51 vjeçare.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy