Lajme

Bunjaku-Rexhepi për Nagavcin: Fjalët i ka shumë të mëdha, por punët shumë të vogla

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 11 November 2024

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci se ajo i ka fjalët shumë të mëdha, por punët shumë të vogla.

Madje deputetja ia parashtron edhe një pyetje ministres, e cila mungonte në sallën e Kuvendi.

“Kam një reagim apo një pyetje për ministren e Arsimit, një pyetje konkrete sepse tani po del që fjalët i ka shumë të mëdha, por punët i ka shumë të vogla, dhe duhet me tregu se qysh e ka detyruar shefen e personelit në Qendrën e Studentëve më lëshu vërtetim për Ekrem Hajdarin, që nuk ka masë disiplinore në fuqi, pra kjo është shkelje e ligjit”, tha Bunjaku-Rexhepi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera