Sport

Bundesliga fillon të premten, Gjermania vendos a do të lejoj tifozët

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 15 September 2020

Bundesliga gjermane pritët të nisë sezonin e ri të premten e 18 shtatorit me duelin, Bayern Munchen – Schallke, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshjet e fundit te sezonit të kaluar ishin zhvilluar pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë botërore ‘Covid-19’.

Por, me fillimin e edicionit të ri, Qeveria e Gjermanisë ka marrë vendim që tifozët të rikthehen në tribuna.

-Advertisement-

Gjermanët kanë vendosur që në shkallet e stadiumit të kthehen vetëm tifozët e skuadrave vendase.

Po ashtu është marrë vendim që tifozët nuk do të qëndrojnë në këmbë, nuk do të lejohen të pinë bira dhe gjera tjera ushqimore.

Qeveria gjermane do të përcaktoj numrin e shikueseve që do të jenë të pranishëm në tribuna, pasi nuk do të lejohet që stadiumi të jetë i mbushur./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera