Lajme

Bullliqi: Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Llapit dhe Gollakut

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 14 November 2021

Kandidati për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të votuar.

Bulliqi, bashkë me gruan e tij ka votuar në qendrën e votimit në fshatin Llugë.

Ai pasi hodhi votën e tij u prononcua për media ku tha se sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Llapit dhe Gollakut.

-Advertisement-

“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Llapit dhe Gollakut. Një ditë si kjo me diell do të sjell të parin e tyre, i cili do të udhëheq në katër vjetët e ardhshme. Shpresojmë që qytetarët tanë të përgjigjen masovikisht në këto zgjedhje dhe të vazhdojnë ndryshimet, për të pasur progres përpara. Esenciale është që qytetarët t’u  përgjigjen votimeve. Për popullin, qytetarët, ndryshimi është i mirëseardhur. Ftoj qytetarët të dalin se vota është për ndryshimin e të mirave dhe prosperitetin e tyre”, ka thënë Bulliqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera