Bulliqi zbulon e kujt ishte ideja që ta përqafonin pemën
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 05 December 2020
Bulliqi e pranon se iu bind qejfit të kryetarit.
Kryetari i zgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth fotografisë së famshme ku ai dhe lideri i partisë së tij, Albin Kurti, shihen teksa përqafojnë një pemë.
Në emisionin Personale në RTV Dukagjini, Bulliqi ka thënë se ideja për ta përqafuar trungun ishte e Kurtit.
Ai ka bërë të ditur se pjesë e kësaj fotografie ishte edhe një person tjetër, por që nuk shihet pasi që është kah ana tjetër e trungut.
Bulliqi ka thënë se arsyeja e vetme që u bë ‘përqafimi i trungut’ është të dihej se sa persona duhen për ta rrethuar në tërësi perimetrin e tij.
“Ishim në një lokalitet gjatë fushatës zgjedhore, vizituam një prodhues të drithrave, edhe në afërsi të atij objekti ishte ky trung i plepit. Në bisedë e sipër duke diskutuar, na thanë që vjetërsia e këtij trungu ishte diku 600 vjeçare. E kishte një perimetër shumë të madh dhe nga kureshtja për të parë perimetrin me zotin Kurti, por e kemi edhe një person nga ana tjetër e fotografisë që nuk duket, të cilët nga kureshtja e perimetrit të këtij trungu, deshëm të dimë se sa njerëz duhen për ta përmbyllë këtë trung”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi ka thënë se nuk e di se prej nga doli fotografia publike, por që është e nevojshme që tash e tutje të mendojnë që këtë trung ta fusin në Institutin për Mbrojtjen e Natyrës si trashëgimi natyrore.
“Nuk e di as kah u bo publike kjo cështje, por ishte shumë e nevojshme me mendu në të tashmen me futë në institutin për mbrojtjen e natyrës si trashëgimi natyrore.’, shtoi ai.
Të tjera
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...