Lajme

Bulliqi tregohet ‘zemër mirë’: Nuk largohem prej LDK-së, edhe nëse s’jam në listat për deputetë!

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 13 May 2017

Kryeministri në largim, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte paralajmëruar deputetët e vet se kush nuk i dëgjon ‘urdhrat e partisë’, atëherë të njëjtit nuk do të jenë pjesë e listave në zgjedhjet e parakohshme.

Njëri prej tyre është edhe deputeti Shpejtim Bulliqi. Ky i fundit kishte kundërshtuar haptas propozimin e Mustafës për ta votuar çështjen e Demarkacionit, e cila edhe ishte “mollë-sherri” për prishjen e koalicionit me PDK-në.

Mirëpo, Bulliqi nuk brengoset për këtë fakt. Ai thotë se do të qëndrojë në LDK edhe nëse e largojnë nga listat.

-Advertisement-

“Ato janë krejt vendime që shkojnë shkallë-shkallë në nivele partiake. Në qoftë se partia e vlerëson se ka nevojë për mua, është gjithçka në rregull, nëse jo, prapë është në rregull. Unë gjithmonë kam qenë LDK dhe do të mbetëm në LDK pavarësisht situatave”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera