Bulliqi premton se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda vitit – Qytetarët skeptikë
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 11 August 2024
Premtimi i kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që rruga Prishtinë-Podujevë do të përfundojë brenda këtij viti, nuk janë duke i besuar qytetaret e bizneset që janë afër kësaj rruge që janë duke u kryer punimet.
Ata janë ankuar se si shkak i zgjatjes së punimeve shumë biznese janë mbyllur e shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen.
Ndryshe nga qytetaret mendon Bulliqi, i cili tha se punimet në këtë rrugë janë duke u realizuar sipas planit dhe se është duke u bërë çdo gjë që është e mundur që punimet të përfundojnë brenda këtij viti.
“Punimet janë duke u realizu sipas planit. Informacionet të cilat i kam nga Ministria e Infrastrukturës është që mbajnë takime të rregullta dhe po bëjmë ç’është e mundur që ta përfundojmë brenda këtij viti. Presim që të përmbyllet brenda një viti por natyrisht mund të mbetet ndonjë finesë por besoj që brenda këtij viti do të bëhet e qarkullueshme. Rruga Prishtinë-Podujevë e dijmë që është prej rrugëve më të ngarkuara me trafik që vjen e shtohet me ardhjen e bashkatdhetarëve. Me që njëra trase pothuajse është e lidhur me tërë gjatësinë e kësaj rruge nuk është vërejtur ndonjë pengesë shumë e madhe por pengesa ka gjithsesi”, ka thënë ai.
Sa i përket ankesave, Bulliqi ka thënë se me krijimin e njërës trase është lehtësuar puna edhe për kompaninë edhe për lokalitetet.
“Ndonjë ankes mund të jetë por nuk mund të punohet pa pasur pluhurë, janë më se normale ato gjëra. Mendoj që ato gjera tani kanë evoluar, me qenë traseja e parë është lidhur me tërë gjetësin e saj, kanë mbete disa segmente të shkurtra, besoj që jashtëzakonisht më tepër është lehtësuar situata edhe për kompanitë por edhe për lokalitet”, ka thënë ai raporton Ekonomia Online.
Qytetari Enver Avdullahu, i cili zotëron një biznes mobilieria, është ankuar për mënyrën se si janë duke u zhvilluar punimet në këtë rrugë, duke shtuar se hall të madh e kanë edhe pluhurin që po shkaktohet.
Ai ka thënë se si shkak i saj, shumë biznese janë mbyllur e shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen, transmeton Klankosova.tv.
“Qysh pe shihni edhe vet rruga është Zoti hajr e boftë. Sot e shtrojnë e nesër vjen një tjetër grup e masin edhe e heqin, pastaj një tjetër grup që thonë jo duhet me e shtru prapë. Nuk e di çka po bojnë e çka po marojnë. Na mbyti pluhuri. Nuk besoj deri ta shohë krejt të përfunduar. Gjithë bizneset thuajse janë mbyllur, po largohen, gjithë kanë mu ndërpre e me ndal biznesin e vetë”, ka thënë ai.
Edhe Faton Abdullahu, banor i kësaj ane ka thënë se duke parë mënyrën se si po punohet, nuk pret që rruga të përfundoj brenda këtij viti.
“Në bazë të kësaj tempoje që janë duke shku spo ma merr mendja që do e përfundojnë sepse po pauzojnë e ndonjëherë shkojnë me tempo më të shpejtë e ndonjëherë më të ngadaltë. Ka pluhur, papastërti e bizneset thuajse veç se kanë me u mbyllë. Nuk kemi çka me u anku na kur ata duhet me ardhë vet me u interesuar se kur po vjen puna me lyp vota po vijnë. Ata duhet me ardhë me shiku vendin e ngjarjes edhe me u interesuar për qytetarët e vet se çfarë halli kanë”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...