Lajme

Bulliqi pengesë për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 22 February 2018

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë – Mali i Zi, Shpejtim Bulliqi, është bërë pengesë për mos kalimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se nuk do të votojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nëse nuk largohet raporti i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, shkruan Infokusi.com

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk ka inati me Bulliqin por nëse shtohet ai raport atëherë nuk ka ndryshime nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015.

-Advertisement-

E ndryshe nga LDK, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka thënë se ky raport duhet të futet gjithsesi në votim përndryshe vota e ij do të jetë kundër.

‘“Nëse raporti i Komisionit Bulliqi nuk bëhet sot me ligj, vota ime është kundër!”, ka thënë Selmanaj.

Për këtë çështje është deklaruar edhe Ushëhqësi i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se heqja e raportit të tij është tendencë për të fshehur humbjen e territorit.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është paralajmëruar të mbahet sot në orën 11:00 por që ende nuk ka filluar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera