Lajme

Bulliqi: PDK s`është e gatshme për Demarkacionin, por për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 08 Maj 2017

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se mospjesëmarrja e ministrave të PDK-së në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila dështoi tregon se partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme ta shtyjë përpara Demarkacionin, por se është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, njofton Klan Kosova.

Bulliqi i cili ishte një ndër deputetët më të zëshëm të partisë së Isa Mustafës kundër ujdisë aktuale të kufirit me Malin e Zi në një intervistë për Klan Kosovën e ka bërë fajtore PDK-në për këtë marrëveshje pasiqë sipas tij ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi ishte nënshkrues i saj.

Mbledhja e Qeverisë e paralajmëruar për sot ku pritej të procedohej marrëveshja e Demarkacionit është shtyrë për ditën e mërkurë, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Po këtë ditë, në orën 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës e që është mocioni i ngritur nga Nisma për Kosovën për ta rrëzuar Qeverinë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy