Bulliqi: LDK po ua mbyll derën kuadrove të reja, po kandidon njerëzit e harxhuar
Autori: Gazeta inFokus
08:01 | 11 August 2017
Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj nominimit të disa kandidatëve për kryetar komunash nga kjo parti.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në vend që këto struktura të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme që ja shkaktuan LDK-së për këto vite, disa prej tyre e paskan nominuar vetveten kjo edhe për faktin që disa nga ta tanimë janë harxhuar/konsumuar aq shumë.
Ja postimi i Bolliqit:
Të nderuar miq,
Përmes mediave u mësua sot se kryesia/klani që e ka kapur LDK-në i paska nominuar kandidatët për kryetar në disa komuna. Për ta thënë troç, kryesia/klani humbës sistematik i katër palë zgjedhjeve e paskan nominuar vetëveten si kandidatë për kryetarë komunash, gjë që mendoj që përveç shkeljeve statutare në vend që propozimet të merren nga baza ku do te votohet ata ketë punë e paskan bërë vet.
Këto propozime sot për herë të parë në historikun e LDK-se i paska bërë niveli qendror duke mospërfillur se paku propozimet e strukturave në nivel degësh siç na ishte rendi dhe praktika.
Kjo për fat të keq është edhe një dëshmi me tepër se në strukturat udhëheqëse qendrore të LDK-se është instalua një vendimmarrje centraliste e tipit komunisti.
Ne vend që këto struktura të japin llogari për humbjet e njëpasnjëshme që ja shkaktuan LDK-së për këto vite, disa prej tyre e paskan nominuar vetveten kjo edhe për faktin që disa nga ta tanimë janë harxhuar/konsumuar aq shumë, dhe nuk besoj se kanë çka ti japin më qytetarëve dhe komunave ku do të rikandidojnë.
Me këto veprime të tyre përveç që po ju mbyllin derën kuadrove të reja, të respektuar të cilët do ta rikthenin besimin e elektoratit të LDK-së, besim të cilin ja humben pikërisht këta individë, sot këta të njejtit fatkeqësisht ia paskan bërë edhe njëherë me dije elektoratit, që mendojnë vetëm për vetveten dhe kolltukun e tyre

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



































