Bulliqi: Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje urgjente
Autori: Gazeta inFokus
09:05 | 13 September 2018
Çështja e korrigjimit të kufirit me Malin e Zi nuk është urgjente për Qeverinë e Kosovës, ndonëse Komisioni Shtetërore për Shënjimin e Kufirit e ka përfunduar punën e tij dhe ka ofruar argumentet e nevojshme.
Kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, i tha Radio Kosovës se faktet janë të qëndrueshme, por çështja tani varet nga disponimi i politikës.
Qeveria Haradinaj e kishte çështje urgjente ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, por nuk e ka urgjent korrigjimin e kufirit, mbi bazën e argumenteve që i ka ofruar Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi. Ky i fundit ka thënë se edhe pas miratimit të Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ku përfshihej edhe raporti përfundimtar i komisionit, kanë vazhduar me plotësimin e raportit me fakte të reja dhe tani i mbetet Qeverisë të formojë grupin punues që do të bisedojë me palën malazeze.
“Ne si komision kemi mbaruar punën dhe jemi në pritje të hapjes së mundësisë për t’u ulur dhe për të dialoguar me palën malazeze për çështjen e kufirit”, tha Bulliqi për Radio Kosovën.
Radio Kosova merr vesh se Qeveria nuk e ka formuar ende grupin punues, duke pasur parasysh edhe afatin prej dy vjetësh për ta përmbyllur këtë çështje. Në një përgjigje me shkrim, Zyra për Informim e Qeverisë ka thënë se po punohet në këtë drejtim, por nuk kanë dhënë detaje. Në fakt, edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka pranuar se kjo nuk është çështje urgjente.
“I jemi shumë falënderues Malit të Zi që marrëveshjen për kufirin dhe për gatishmërinë që marrëveshjen për kufirin ta trajtojmë në përputhje me atë që jemi marrë vesh, që është korrigjimi në dy drejtimet, Çakorr dhe Kullë. Kjo për këtë do të jetë koha kur ne e përcaktojmë. Nuk jemi në presion kohor për këtë për shkak se ne i kemi disa tema të tjera që i kemi shumë me rëndësi tani, siç është liberalizimi i vizave”, ka thënë Haradinaj.
Kurdo që shtrohet kjo çështje, Shpejtim Bulliqi thotë se Komisionit për Shënjimin e Kufirit ka ofruar argumente të mjaftueshme dhe se korrigjimi i kufirit tani i mbetet vullnetit politik.
“Sigurisht që qëndrojmë prapa atyre fakteve që i posedojmë, sepse edhe pala malazeze është e vetëdijshme për lëshimet që janë bërë në këtë proces dhe krejt kjo varet nga disponimi i politikës, se sa do të jetë e gatshme politika që këtë proces ta shtyjë më tutje”, tha Bulliqi.
Bulliqi shpreson që presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi ta shtyjnë përpara këtë çështje dhe të korrigjohen ato pika kufitare, ku, sipas tij, është punuar keq nga komisioni paraprak. Të martën presidenti Hashim Thaçi u takua në Podgoricë me homologun e tij malazez, Millo Gjukanoviq, por nuk u bë e ditur nëse kanë folur edhe për çështjen e korrigjimit të kufirit, por vetëm për thellimin e raporteve bilaterale.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























