Lajme

Bulliqi konfirmon se po bëhet presion mbi deputetët për votim të demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 29 April 2017

Të paktën një deputet i LDK’së e ka ndryshuar deri më tash qëndrimin për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Është Fatmir Rexhepi nga Gjilani. Ndërkohë, deputeti tjetër që vazhdon të kundërshtojë shënimin e vijës kufitare me malazezët thotë se ka presion edhe prej vendorëve dhe ndërkombëtarëve për votimin e demarkacionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i tij kundër.

“Për versionin çfarë është dhe nëse nuk ka kompromis që të rishqyrtohet kjo çështje, qëndrimi im mbetet i pandryshuar. E nëse ka vullnet për t’u rishqyrtuar çështjet diskutabile që janë, atëherë ka mundësi për diskutime”, është shprehur Bulliqi.

-Advertisement-

Megjithatë, deputeti Bulliqi ka thënë po ashtu se në këtë rrafsh institucionet e Kosovës janë duke bërë presione të formave të ndryshme për deputetët e Kuvendit ë Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Mali e Zi.

“Këto janë presione të institucioneve tona që po bëjnë te deputetët e Kuvendit të Kosovës e në vazhdën e këtyre, institucioneve tona, sigurisht që kërkesa është edhe e faktorit ndërkombëtar”, ka shtuar Bulliqi.

Javën e ardhshme do të dalë demarkacioni për votim në Parlament. Nëse dështon ky votim atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera