Lajme

Bulliqi falënderon kryetarin e dorëhequr të LVV-së në Podujevë

Autori: Islam Morina 18:00 | 17 November 2021

Kryetari i zgjedhur i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me anë të statusi është deklaruar për dorëheqjen e Bajram Ajetit, kryetar i LëVizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Pëveç që Bulliqi e ka lavdëruar Ajetin për punë e madhe dhe sukseset në krye të LVV-së në Podujevë ai e ka falënderuar atë duke thënë se Ajeti duhet të ndihet krenar e i lumtur për punën dhe pozicionin në tëcilën e ka lënë partinë, shkruan Gazeta Infokus

Postimi i plotë i Bulliqit:

-Advertisement-

“Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës.

Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.

Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë.

Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera