Rajoni dhe Bota

Bullgaria me rekord viktimash dhe rastesh me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 26 October 2021

Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, 243 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa 5,863 janë infektuar.

Pandemia në Bullgari, vendin me normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian, ka marrë gjithsej 23,316 jetë njerëzish.

-Advertisement-

Vetëm 24 për qind e popullsisë së rritur bullgare është vaksinuar plotësisht, krahasuar me mesataren e BE-së prej 74 për qind.

Vaksinimi ka nisur të rritet qysh të enjten e kaluar, kur autoritetet kanë kufizuar qasjen në restorante, kinema dhe palestra vetëm për ata që janë vaksinuar kundër koronavirusit, janë shëruar ose kanë test negativ.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 7,100 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtrirë në spitalet e Bullgarisë.

Më shumë se 90% e tyre thuhet të jenë të pavaksinuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera