Bullgarët e mbrojnë Kosovën në kontestin me AXOS-in (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 02 May 2017
Qeveria e Kosovës do të shërbehet me ekspertiza profesionale në kontestin me kompanisë gjermane “AXOS”, e cila po kërkon 380 milionë euro dëmshpërblim nga Kosova për moslejimin e privatizimit të PTK-së, shkruan ‘Infokusi.com’.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dje ka përzgjedhur kompaninë “KPMG Bullgaria OOD” për t’i ofruar ekspertizë profesionale në çështjen AXOS GMBH për lotin 1, me një ofertë prej 100 mijë euro. Ndërsa lotin e dytë për këtë çështje e ka fituar kompania vendore “DR Qerim Qerimi”, pasi që ka ofruar me 15 mijë euro.
Përndryshe, Kosova rrezikon t’i paguaj qindra miliona euro kompanisë gjermane, e cila brenda periudhës së paraparë nuk kishte mbi 270 milionë euro që t’i pagunte Qeverisë për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.
Pas kësaj, Qeveria u detyrua ta anuloj shitjen, ndërsa kompania gjermane nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar për mos lejimin e këtij privatizimi i kërkon hiç më pak se 380 milionë euro.
Procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kishte filluar në vitin 2010. Në prill të vitit 2013 “Axos” ishte shpallur fitues pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve në “Vala” e Telekom. Kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës, i paraparë për 28 dhjetorin e 2013 kur Qeveria u detyrua ta anuloj shitjen. Kompania ACP Axos Capital GmbH beri padinë ndaj Kosovës me 4 qershor 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID). /INFOKUSI

Të tjera
-
Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK
Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:15, si pasojë e një ...
-
Kurti e falënderon ambasadorin norvegjez për rolin e rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Norveg...
-
Ekzekutohen pagat për muajin mars, a ka shtesa për zyrtarët publikë?
Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë z...
-
Voziti 128 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, 500 euro gjobë dhe i ndalohet vozitja për 1 vit
Policia e Kosovës ia ka ndaluar një gjakovari të vozisë veturën shkaku se e k...
-
Donald Trump mund të shkojë në burg, mbesa bën thirrje për festë: Ia dolëm!
Mary Trump, mbesa e Donald Trump, thotë se aktakuza e xhaxhait të saj është p...
-
Rrahet polici në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK
Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes s...
-
HRW: Gjykata e Hagës nxjerr në pah nevojën për drejtësi 24 vjet pas luftës në Kosovë
Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve me aku...
-
Petkoviq kritikon Kurtin për qëndrimin rreth vizitës eventuale të Vuçiqit në Kosovë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka krit...
-
Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri
Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin...
-
Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës: Kujtimi për ta është i përhershëm
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës ...
-
Arrestohet një person në Prishtinë për hyrje në sistemet kompjuterike
Policia e Kosovës bëri të ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuar...
-
Vdes një person në Prishtinë derisa ishte me vëllanë dhe shokun e tij
Një person ka vdekur pasditën e së të enjtës në Prishtinë, deri sa ishte me v...