Lajme

Bulevardi i ri, Veliaj: Na duhet mbështetja e Ramës

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 21 June 2017

Në Tiranë u përurua segmenti i parë i “Bulevardit të ri” të Tiranës. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i cili iu përgjigj të gjitha akuzave mbi projektet e qeverisë për “Rilindjen urbane”.

“Nëse të tjerët i shohin këto si fasada, ne i shohim këto si gjeneratorë të një energjie të madhe pozitive, që transformon mënyrën e të jetuarit, mënyrën e të raportuarit me njëri-tjetrin, mënyrën e perceptimit të komunitetit dhe patjetër ndikon në mënyrë jetike në zhvillimin ekonomik, në rritjen e punësimit dhe në zhvillimin social. Tirana sot, falë gjithë këtyre transformimeve është një vend ku ka shumë më tepër dëshirë për të bërë biznes, për të blerë një shtëpi, apo për të ndërtuar jetën, e ku ka shumë më tepër dëshirë për të ardhur për ta vizituar”, tha kryeministri Rama.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj kërkoi votën për kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, si e vetmja mënyrë për të pasur sigurinë e mbështetjes së dhjetëra projekteve të tjera në kryeqytet.

-Advertisement-

 “Që puna në Tiranë të mos ndalojë, por të ecë edhe më shpejt sesa ka ecur këto dy vite, që të mos përsëritet historia e bllokimeve, apo sabotimeve si te ‘Zogu i Zi’ apo sheshi ‘Skënderbej’, neve na duhet kjo mbështetje që të përfundojmë projektin e bulevardit të ri në të gjithë gjatësinë e tij. Neve na duhet kjo mbështetje e Edi Ramës për të ndërtuar 17 shkolla të reja në Tiranë e të marrin fund mësimet me dy turne. Na duhet mbështetja e Edi Ramës që të përfundojmë terminalin perëndimor te kthesa e Kamzës, Kopshtin Zoologjik dhe atë Botanik. Tirana, miqtë e mi, nuk ka më kohë për të humbur. Mjaft mes bllokimeve të Saliut dhe gjumit të Lulit. Nëse mendoni se sot Tirana është qytet më i mirë, na jepni mundësinë që të vazhdojmë punën e ta bëjmë edhe më të shumë në dy vitet e ardhshme, duke votuar numrin 2, Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramën”, tha kryebashkiaku Veliaj, shkruan TCH.

Projekti i “Bulevardit verior dhe Parkut qendror” të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së kryeqytetit, duke e shndërruar pjesën veriore në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera