Rozë

Bukuroshet e Love Island përleshën për emër, akuzojnë për racizëm

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 26 January 2021

“Thuama emrin, është e rëndësishme”. Ylli i Love Island, Yewande Biala thotë se “keqshqipitimi i emrit të dikujt është një formë racizmi”, derisa vazhdon “luftën me fjalë me Lucie Donlan

Ylli i Love Island, Yewande Biala me anë të një postimi të saj pretendon se “keqshqiptimi i emrave është një formë tjetër e racizmit”, derisa vazhdon debatin me ish pjesëmarrësen në Love Island, Lucie Donlan.

25 vjeçarja, ka folur për përvojën e saj dhe se si të tjerët nuk kanë arritur që ta shqiptojnë emrin e saj kur ishte e re, derisa emri i saj është krenari për të dhe familjen e saj.

-Advertisement-

Tërë debati u fillua kur Yewande shkroi një deklaratë për markën e Lucie (22), e ku ajo e quante “shtypëse” dhe pretendoi që ajo e kishte “zhveshur nga identiteti i saj” kur i kishte kërkuar që ta merrte një emër tjetër, kurse në vikend fillojë edhe përleshja e madhe mes dy vajzave.

Në një shkrim për The Independant, Yewande tregoi në detale ankthin që ndjente duke pritur mësuesit ta thërrisnin emrin e saj kur ishte e vogël, derisa tha se mësueses së saj ju deshën 5 muaj ta shqiptonte atë drejt.

Ylli ka pranuar se i ka thënë nënës së saj që ajo planifikon t’i vendos emra europian fëmijëve të saj, por ata i thanë se emri i saj kishte domethënien “fuqi” dhe se ajo duhej të ndihej krenare me emrin e saj.

Yewande e ka shpjeguar se definimi është një “mikro-agresion” para se të thekson se ai është një formë e shtypjes dhe tregon fuqi te dy grupe që kanë dallime me njëri tjetrin.

“Kur dikush nuk mundohet s’paku për të mësuar që ta thërret dikë si duhet në emër, apo një person, apo me keq – qëllimisht e talla atë duke thënë se është “shumë i vështirë” për ta shqiptuar, apo provon të përshkruajë një emër tjetër që ata të ndihen më rehat – kjo është më shumë dashakeqe”, ka shtuar ajo.

“Ekziston një histori e gjatë e asimilimit të detyruar si mënyrë për të arritur në strukturën për të shtypur dhe vënë pushtet mbi ju. Grupet dominuese që nuk shqiptojnë emra duke i cilësuar si “shumë të vështirë” janë të lidhura me racizmin apo me forma të tjera të shtypjes”.

“Kështu që kur me adresoheni mua, me thirrni në emër – Yewande – dhe po, kjo është shumë e rëndësishme”, ka shtuar në fund Yewande.

Të shtunën, Yewande lëshoi një deklaratë ku i adresohet debatit për racës e ku ajo ishte përfshirë me ish shoqen e saj të Love Island derisa ajo tha se kishte marrë edhe kërcënime me vdekje për komentet e saj.

Yewande është shfaqur në brendin e Lucie si një “shtypëse” dhe pretendoi se ajo ka “dashur ta largojë atë nga identitetit” pasi që i kishte kërkuar që ta thërriste në një emër tjetër, të cilin më vonë ajo e përshkroi si “ri-emërim racor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera