Sport

“Bukur të shohësh fytyrën e Cristianos kur nuk shënon”

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 07 November 2017

Bernd Schuster, ish-trajner i Realit të Madridit, ka deklaruar se i pëlqen shumë të shohë fytyrën e Cristiano Ronaldos kur nuk shënon.

Portugezi ka shënuar vetëm 1 gol në kampionatin spanjoll deri tani dhe në ndeshjen e fundit kundër Las Palmas u duk shumë i mërzitur pasi dha një asist për Iscon në golin e tretë.

“Aktualisht po shënojnë mesfushorët, Casemiro apo Isco, por do të kthehen golat e sulmuesve. E rëndësishme është që skuadra të fitojë, jo se kush shënon. Më e bukura është kur sheh fytyrën e Cristianos kur nuk bën gol. Sulmuesit duan golin, nuk mjaftohen me pasimet për gol apo kilometrat e përshkuara”, tha Schuster për mediat sportive spanjolle.

-Advertisement-

Momentin jo të mirë të Realit, tekniku gjerman e shpjegoi kështu: “Reali tani është i lodhur. Ka luajtur dy Superkupa, kanë qenë ndeshjet e kombëtareve dhe periudha e dobët i rastisi tani. Mendoj se largimi i Moratës i bëri keq Realit dhe do e ndjejë mungesën e tij. Plus që ka Bale të dëmtuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera