Buka shtrenjtohet edhe në Suharekë
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 26 November 2018
Vala e rritjes së çmimit të bukës nga 30 në 40 centë ka përfshirë edhe Suharekën dhe në fshatrat Mushtisht, Shirokë, Sopi dhe Bukosh.
Bukëpjekësit e këtyre lokaliteteve thonë se po atakohen padrejtësisht dhe se ata janë pala më e dëmtuar në të gjithë këtë situatë.
Agim Vorfaj pronar i furrës ”Diellza ” në fshatin Mushtisht të Suharekës foli për KALLXO.com lidhur me gjendjen aktuale të ngritjes së çmimit të produkteve të miellit.
Ai thotë se si pronarë të furrave janë në një situatë shumë të vështirë.
“Pos çmimit të miellit që është rritur shumë në 5-6 ditët e fundit, ka pasur rritje të çmimeve në të gjitha produktet e tjera, si sheqeri, susami, i cili është shtrenjtuar për 2 Euro, madje rritje edhe në qeset dhe letrat për paketimin e bukës dhe produkteve tjera. Të gjitha këto produkte dhe materiale janë të domosdoshme për ne pronarët e furrave”, tha Vorfaj.
Ai thotë se edhe drutë që i përdorin për pjekjen e produkteve janë shtrenjtuar nga 30 euro sa ka qenë metra vitin e kaluar në 38 euro.
Agim Vorfaj thotë se ka dëgjuar të jetë ngritur edhe çmimi i miellit, nga 30 centë sa ka qenë në fillim të javës që shkoi, në 37 centë.
Ndërsa sa u përket rezervave të miellit, Vorfaj theksoi se rezervat janë shumë të pakta dhe se nuk mund të llogariten rezerva të mjaftueshme ato furra që i kanë 2-3 tonë miell.
Po ashtu, ai shton se do të detyrohen të blejnë miellin me çmim të ngritur.
Këtë ngritje të çmimit, sipas tij, e kanë bërë vetë kompanitë që posedojnë mullinjtë, përkundër faktit që ato kanë rezerva të mjaftueshme dhe ende e kanë produktin me çmimin fillestar dhe jo me rritje.
Prandaj, thotë, këto janë arsyet që kanë ndikuar të shtrenjtojnë bukën dhe produktet e tjera.
Edhe bashkëshortja e Agim Vorfajt thotë se po sulmohen pa të drejtë nga qytetarët.
“Pronarët e furrave janë duke u sulmuar pa të drejtë nga qytetarët, pasi që kur po ka ngritje të çmimit të kafes dhe të duhanit për çdo vit, ndërsa duke marrë parasysh që buka është produkt kryesor për çdo familje ngritja e çmimit për 10 centë nuk është e shtrenjtë dhe është e arsyeshme marrë parasysh që viteve të fundit ka pasur rritje të pothuajse të çdo produkti bazë për prodhimin e produkteve të furrës”, thotë ajo.
Edhe në fshatin Sopi çmimi i bukës që nga dita e martë dhe e mërkurë është rritur në 40 centë.
Gjithashtu, në fshatin Bukosh të Suharekës, edhe pse nuk ka furrë buke, në marketet ku shitet buka, çmimi i saj është rritur në 40 centë që 3-4 ditë.
Në fshatin Shirokë, në dy furrat më të mëdha furra “Qerimi” dhe furra “Metro” buka shitet me çmim 40 centë.
Pronari i furrës “Metro” për Kallxo.com deklaroi se sa i përket çmimit ata që 1 vit e kanë me çmim 40 centë, por kjo është për shkak të kualitetit të bukës.
Ai e arsyeton ngritjen e çmimit të bukës, ngase sipas tij “folur realisht çmimi prej 30 centë është jashtëzakonisht i vogël, duke marrë për bazë të gjithë shpenzimet dhe punën që duhet derisa sa të vijë deri te produkti final – buka”.
I njëjti gjithashtu theksoi faktin se ka pasur ngritje të çmimit në vazhdimësi të të gjitha produkteve tjera që ndërlidhen me bukën.
“Por në muajt e fundit në vazhdimësi është ngritur çmimi i produkteve tjera si sheqeri, vaji, por edhe susami që ne i vendosim bukës që të ketë shije më të mirë, por që aspak nuk e llogarisim në çmim të bukës, Ne madje as letrën dhe qeset e najlonit që i blejmë janë shpenzime shtesë për ne por që aspak nuk i llogarisim në çmim të bukës. Andaj i kuptoj shumë mirë të gjithë furrëtarët që i kanë ngritur çmimet e bukës, sepse duke marrë parasysh punën e rëndë dhe të gjatë, me çmime 30 centë është jashtëzakonisht e vështirë të mbijetojë një furrë me asi çmime të ulëta”, tha ai.
Ndërsa ngritja e çmimit të bukës për 10 centë është ngritur edhe në Suharekë pothuajse në të gjitha furrat.
Në Suharekë në 3 furra ku ishin stafi i KALLXO.com personat e pranishëm nuk pranuan të prononcohen me arsyetimin se aty nuk gjenden pronarët apo personat përgjegjës për të dhënë një deklarim lidhur me shtrenjtimin e produkteve të furrës.
Në 3 furra të Suharekës, atë “Kalliri”, “Kosovarja 2”, dhe furra “EDI”, pranuan faktin se çmimi i bukës është rritur për 10 centë.
Të gjithë këta furrëtarë thonë se shkaktari kryesor i shtrenjtimit të bukës është rritja e çmimit të miellit nga kompanitë e mëdha që posedojë rezervat e mëdha.
Ata tërheqin vërejtjen se buka mund të shtrenjtohet edhe më shumë pasi që rezervat e miellit janë të pakta.
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...