Buka më e mirë për rënien nga pesha
Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 22 September 2020
Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj kur sapo ka dalë nga furra është e parezistueshme. Buka është shoqëruese e çdo vakti gjatë ditës dhe shpesh herë ‘fajtorja’ e kilogramëve të tepërt. Në stinën e verës të gjithë synojnë që të humbasin peshë, por dietat nuk lejojnë konsumimin e bukës.
Ndaj ju prezantojmë me një recetë të shëndetshme dhe që ju lejon të humbisni peshë. Thekra është një drithë që ndryshe nga gruri, ka më pak kalori dhe më shumë fibër dhe ju mban më gjatë të ngopur. Buka e thekrës është e pasur me vitamina B që i japin organizmit energji gjatë ditës, dhe ndihmojnë sistemin tretës. Pra me këtë recetë ju do të përgatisni një bukë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme.
Përbërësit
500 gr miell thekre
1 lugë çaji kripë
11 gr maja e thatë
330 ml ujë i ngrohtë
Vaj
Përgatitja
Në një tas të thellë shtoni miellin, kripën dhe majanë e bukës. Përzjejeni mirë me një lugë dhe më pas filloni të shtoni ujin ngadalë. Sugjerohet që pasi të keni hedhur të gjithë sasinë e ujit, kalojeni brumin në tavolinë dhe punojeni me duar. Merrni tasin dhe lyejeni mirë me vaj, aty vendosni brumin dhe lëreni të pushojë për dy orë në një vend të ngrohtë. Sigurohuni që tasin ta mbuloni ose me një pecetë kuzhine ose me qese kuzhine.
Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, lyeni një tavë mesatare me pak vaj dhe miell. Kalojeni brumin tek tava dhe shtypeni lehtë me duar për ta hapur sa më mirë. Mbulojeni përsëri me një pecetë dhe lëreni dhe dhjetë minuta që brumi të fryhet akoma dhe më shumë. Para se ta fusni për ta pjekur, bëni disa prerje me një thikë në sipërfaqen e brumin. Furrën vendoseni në 250 gradë dhe piqeni bukën për 20 minuta.
Nëse nuk dëshironi që korja e bukës t’ju dali e fortë, mjafton që ta spërkatni me pak ujë dhe kripë gjatë kohës që piqet në furrë. Pasi ta hiqni nga furra, lëreni të ftohet pak para se ta nxirrni nga tava. Këtë bukë mund ta ruani në qese letre ose të mbështjellë me pecetë të thatë. Shija e saj do të jetë më e plotë se buka e zakonshme e grurit, duke qenë se thekra është më shijshme. Për më tepër ajo është më e shëndetshme dhe perfekte për t’u konsumuar nëse dëshironi të bini nga pesha por nuk e lini dot bukën./AgroWeb.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...