Lajme

Bujqit të martën “i zënë derën” Besian Mustafës

Autori: H. Smajli 17:04 | 26 October 2020

Bujqit do të protestojnë të martën para Ministrisë së Bujqësisë, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar, Kryetari i Sindikatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri i cili ka thënë se protesta është në lidhje me pakënaqësitë për gjendjen në të cilën është bujqësia.

Ai ka thënë se bujqit janë të pakënaqur me punën e Ministrisë.

-Advertisement-

“Protesta do të mbahet nesër, para Ministrisë së Bujqësisë. Po protestojmë kryesisht për gjendjen në Bujqësi dhe pakënaqësitë e Bujqve me punën e Ministrisë”, ka thënë shkurt Tahiri.

Ndërsa për detaje të tjera rreth protestës, Tahiri ka thënë që do të bëhen të ditura nesër përmes pankartave dhe deklaratave të bujqve.

Ndërsa Gazeta inFokus para dy javësh ka raportuar për një skandal në Ministrinë e Bujqësisë për pagesat për dëmet që patën fermerët nga fatkeqësitë natyrore, ku procedurat për këto pagesa po kryhen më shpejt në komunat ku pushtetin e ka LDK-ja nga e cila edhe vjen Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: SKANDALOZE: Ministria e Besian Mustafës së pari do të paguajë dëmet për fermerët në komunat e LDK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera