Lajme

Bujku nga Krusha e Madhe që nuk e priti me gëzim festën e Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 15 June 2018

Dita e Fitër Bajramit si duket nuk ka qenë një ditë e gëzuar për një bujk nga Krusha e Madhe e qytetit të Rahovecit.

Gjatë ditës së djeshme, reshjet e mëdha të shiut dhe breshrit atij ia kanë prishur pothuajse gjithë plantacionet me speca, bostan e domate.

Në disa fotografi të dërguara në adresë të Periskopit nga R.Duraku, shihet se si shiu ia ka vërshuar të gjithë parcelën e mbjellë.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera