Lifestyle

Bujaria ju bënë më të lumtur

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 17 July 2017

Bujaria apo zemërgjerësia është një veti e cila i bënë njerëzit më të dashur për të tjerët.

Njerëzit bujar përgjithësisht konsiderohen si njerëz më të mirë për të tjerët. Mirëpo, bujaria ka efekte pozitive edhe për vetë personin dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga ana shkencore.

Sipas një studimi të fundit, bujaria i bënë njerëzit më të lumtur, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje në mes të lumturisë dhe performimit më të mirë të akteve jo vetjake.

Së fundmi, profesorët, Phillipe Tobler dhe Ernst Fehr, të dy nga Departamenti i Ekonomisë i Universitetit të Cyrihut- në bashkëpunim me hulumtues tjerë ndërkombëtarë kanë kryer një hulumtim me synim për të fituar njohuri më të mëdha se çfarë ndodhë brenda trurit të njeriut kur ata vendosin të ndërmarrin një akt bujari dhe anasjelltas.

Hulumtimi i tyre ka nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët ndërmarrin akte bujarie janë përgjithësisht më të lumtur me jetën e tyre se sa ata të cilët nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera