Sport

Bujar Shabani flet nga Nyoni: Jam i trishtuar!

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 08 August 2020

Zhvillime të jashtëzakonshme në Nyon të Zvicrës, ku Drita tani do të duhej të ishte në fushë duke u përballur me Inter d’Escaldes, në kërkim të biletës për finalen e fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 para ndeshjes, derisa bashkë me të është izoluar edhe Bujar Shabani.

Mesfushori nuk ka dalë pozitiv, mirëpo për shkak të kontaktit me Gërbeshin, UEFA ka udhëzuar vetizolimin e tij.

-Advertisement-

Në një prononcim për gazetën, Shabani ndihet i trishtuar që s’mund të ndihmojë ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme.

“Jam i trishtuar. Po ndihem shumë keq. Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe skuadra të kalojë këtë raund të garave”, deklaroi Shabani për Gazetën Olle.

Shabani theksoi tutje që as ai e as Gërbeshi nuk kanë shfaqur kurrfarë simptoma të koronavirusit.

“Unë po ndihem shumë mirë, jam në top formë. Edhe testimi më ka dalë negativ”.

“Fidani ka dalë pozitiv, mirëpo as ai nuk ka shfaqur kurrfarë simptome gjatë gjithë kohës. Nuk e di si mund të jetë pozitiv”, shtoi Shabani.

Ai u shpreh optimist që shokët e ekipit do t’ia dalin në përballjen ndaj Interit andorrian sot.

Ndeshja do të fillojë në ora 19:30.

Fotografia e Bujar Shabani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera